Në renovimin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, qeveria dhe komuna kanë investuar më shumë se 9 milionë euro.
Ndeshja e parë që u zhvillua që u zhvillua në këtë stadium pas renovimit, ishte finalja e Superkupës Drita – Prishtina, shkruan Indeksonline.
Tifozët e Dritës “Intelektualët” kishin hedhur mjete piroteknike, veprime që u dënuan nga zyrtarët e lartë të Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ishte organizatore e asaj ndeshje.
Sot në ora 9:00, gjykata themelore në Gjilan do të mbajë seancën përfundimtare ku do të marrë vendimin në lidhje me këtë çështje.