Familja ‘bardhekaltër’ humbet një tjetër antarë, i cili i bashkohet botës tjetër. Tifo grupi “Intelektualët” dhe Klubi Futbollistik FC Drita kanë mbetur pa njërin nga më të dashurit e tyre, Njiazi Mustafën, shkruan Gazetasheshi.com.
Mustafa ishte një kontribues i vjetër i klubit ‘bardhekaltër’ në vitet e paraluftës, ndërkohë që njihej si njëri nga tifozët më të zjarrtë të këtij klubi.
Përmes llogarisë së tyre në faqen zyrtare, “Intelektualët” kanë njoftuar se e kanë humbur anëtarin e tyre, teksa i kanë shprehur ngushëllime gjithë anëtarësisë së tyre dhe familjes Mustafa.
Më poshtë njoftimi i plotë i tyre:
Njoftim!
Sot , më datën 13.12.2020 ka nderruar jetë Nijazi Mustafa , një prej tifozëve dhe kontribuesve më të vjetër të klubit tonë.
Agjën Nijazi Intelektualët do ta kujtojmë si legjend dhe ikon e klubit tonë.
Vorrimi i të ndjerit bëhet sot me ikindi.
Zoti n’xhehnet kampion