E premtja e dhjetë prillit ishte e kobshme për Gjilanin dhe familjen Huruglica, pasi nga një aksident trafiku, i riu Debatik Huruglica goditi një automjet me motocikletën e tij, ndërsa nuk i shpetoi goditjeve të rënda dhe ndërroi jetë.
Debatiku 24 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti trafiku në rrugën”Halim Orana” në Gjilan, ndërsa qytetarë të shumtë, udhëheqës institucional, familjarë e miq të tij, kanë ngushlluar familjen Huruglica.
Në adresë të familjes Huruglica kanë ardhur shumë mesazhe dhe telegrame ngushëllimi, ndërkohë që nuk ka munguar as telegrami nga tifo grupi “Intelektualët”, pjesëtarë i së cilit ishte edhe vetë Debatiku.
Përmes faqes zyrtare, me dhimbje të thellë, ‘bardhekaltërit’ kanë transmetuar informacionin për ndarjen nga jeta të anëtarit të tyre.
Por, edhe rivalët lokal të Dritës, “Skifterat” e Gjilanit kanë ngushlluar familjen dhe shoqërinë e Tikut, ndërsa atë e kanë përshkruar me fjalët më të mira.