Tifozët e zjarrtë të Dritës, ‘Intelektualët’, janë gati për të udhëtuar në mënyrë të organizuar në Drenas për të mbështetur skuadrën e tyre në ndeshjen kundër Feronikelit’74. Me thirrjen “Nesër shkojmë në Drenas!”, përkrahësit e bardhekaltërve do të jenë në dispozicion për të dhënë mbështetje pa kushte ndaj krenarisë së qytetit të Gjilanit.
Për të gjithë tifozët që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij udhëtimi, tubimi do të bëhet në ora 10:30 te stadiumi “Selami Osmani”, ndërsa nisja është planifikuar në orën 11:00 pa tolerime në kohë. ‘Intelektualët’ janë të njohur për përkrahjen e tyre të flaktë dhe të pandërprerë ndaj Dritës, duke krijuar atmosferë të jashtëzakonshme në çdo ndeshje.