Tifozët e Dritës kanë filluar mobilizimin e tyre për në finalen e Kupës së Kosovës.
Sot gjatë ditës, tifozeria bardhekaltër ka publikuar një foto të lojtarëve së bashku me trajnerin Nuhiu, duke e titulluar me shkrimin “Ta bëjmë përsëri”.
Skuadra e Dritës do të takohet me 26 maj ndaj Llapit, në tempullin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:00.
Dy klubet e kanë fituar vetëm një herë Kupën e Kosovës, Drita para dy dekadave, dhe Llapi në sezonën e kaluar.
Intelektualët dhe Legjendat kanë paralajmëruar spektakël në tribuna.