Kampioni në fuqi, Feronikeli e pret Dritën në Drenas, në kuadër të javës së 15-të të Superligës, ndeshje kjo që do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00.
Drita nuk do të jetë vetëm as në këtë sfidë, pasi përvec futbollistëve bashkë me ta do të udhëtojnë edhe “Intelektualët”, si lojtari i 12-të i kaltërebardhëve.
Tifo grupi “Intelektualët” do të udhëtojë edhe këtë vikend, derisa do të jenë në mbështetje të futbollistëve të tyre për duelin të cilin Drita e zhvillon në stadiumin, “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.
“Bardhekaltërit” kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në një tjetër udhëtim këtë sezonë.
Intelektualët do të jenë atje , prezent pranë klubit të zemrës sepse formacioni i Dritës ka gjithmonë 12 lojtarë .
N’zemrën tonë veq TI je”, thuhet në njoftimin e fundit tw Intelektualeve.