Tifo grupi gjilanas ka shpalosur një mesazh me portretin e Rinor Bunjakut, djaloshit 16 vjeçar që humbi jetën ditë më parë në një aksident në Zurich të Zvicrës, raporton Radio Star.
“Intelektualët” para ndeshjes Drita – Prishtina kanë brohoritur emrin e Bunjakut, teksa lojtarët e dy skuadrave kanë dërguar lule para fillimit të ndeshjes te portreti i djaloshit 16 vjeçarë.
Rinori ishte familjar i Flamur Bunjakut, njëherit edhe pronar i FC Dritës.
Kujtojmë që Drita dhe Prishtina po takohen në kuadër të javës së 30-të në Ipko Superligë.