TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Arianit Robellit.
Në këto momente të rënda, Intelektualët u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Robelli, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Arianitin.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, por njëkohësisht edhe një mungesë e madhe për qytetin tonë, për njerëzit që e njohën dhe për shoqërinë tonë.
Arianiti do të mbetet në kujtimet e atyre që patën fatin ta njohin, ndërsa dhimbja e kësaj humbjeje do të jetë e madhe për të gjithë ata që e deshën.
Rivaliteti mbetet në tribuna, por dhimbja dhe respekti njerëzor nuk kanë ngjyra.
Një ultras nuk vdes kurrë. Ai mbetet përgjithmonë në kujtimet e tribunës, të shokëve dhe të atyre që e njohën.
Familjes Robelli, ju shprehim solidaritetin dhe përkrahjen tonë në këto ditë të vështira.
U prehtë në paqe Arianiti.
I paharruar qoftë kujtimi për të.
INTELEKTUALËT 1998










