Nesër luhet derbi i fundjavës në Ipko Superligë ndërmjet Llapit dhe Dritës.
Sfida ka rëndësi tejet të madhe për të ardhmen e të dy ekipeve karshi objektivave që kanë.
Andaj, Drita në këtë duel nuk do të jetë e vetme, pasi ‘Intelektualët’ do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar, raporton Gazetasheshi.com.
Një autobus është siguruar për tifozë, kurse shumë vetura private do të marrin rrugë drejt Podujevës.