Drita të dielën do të jetë mysafire e Trepçës ’89 në Mitrovicë.
Ndërkohë, pavarësisht shkëputjes së skuadrave të kreut dhe vështirësive të Dritës këtë edicion, tifozët e klubit, ‘Intelektualët’ nuk do ta lënë vetëm ekipin as në Mitrovicë.
Sipas një njoftimi, një autobus do të bartë tifozët që do të udhëtojnë për në ‘Riza Lushta’.
Ky është njoftimi i tifozëve
Të Dielen udhëtojmë drejtë Mitrovicës në ndeshjen që Drita jonë e luan në “Riza Lushta” kundër Trepçës89.
Tubohemi te “Champions Bar” nga ora 10:00, dhe nga aty ne menyre te organizuar me një autobus nisemi drejtë Mitrovicës.
Udhëtimi është gratis, bileta e stadiumit është 2 Euro.