Tifo-grupi “Intelektualët” ka paralajmëruar sonte një organizim të madh në drejtim të Prishtinës, në mbështetje të FC Dritës, në kuadër të vazhdimit të synimit për mbrojtjen e titullit kampion.
Përmes llogarisë zyrtare, ata kanë bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm, duke theksuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe nevojën për përkrahje sa më masive nga tribunat. Sipas tyre, prania e tifozëve është thelbësore në këtë fazë vendimtare të kampionatit.
Më poshtë gjeni thirrjen e plotë të publikuar nga tifo-grupi:
Sonte udhëtojmë drejt Prishtinës!
Nisja në ora 18:30, nga stadiumi “Selami Osmani”.
Ndeshja e sontme është shumë e rëndësishme për klubin tonë të zemrës, në garën për titull. Andaj, duhet përkrahje e madhe. Të gjithë Intelektualët, të gjithë Dritashat, krejt Djemtë e Qytetit ftohen të mos mungojnë!
Zonën n’tribinë… për TY e lojmë ne ⚪️🔵

