Tifo-grupi i Dritës, “Intelektualët” ka paralajmëruar prezencë masive të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përmes faqes së tyre zyrtare, ata iu bëjnë thirrje gjithë anëtarëve të jenë pjesë e udhëtimit për në kryeqytet, shkruan “Radio Star”.
Drita luan ndaj Legias me synim rikthimin e rezultatit, pasi ndeshjen e parë për play off e humbi 2:0 në Varshavë.
Ky është postimi:
Pasnesër shkojmë n’Prishtinë!
Po afrohet një tjetër natë e madhe europiane, ku DRITA e luan ndeshjen e kthimit përballë Legias, në play off të Conference League.
Intelektualët 1998 janë gati, për spektaklin dhe ligjëratën e rradhës, pranë klubit tonë të zemrës si dhe pranë dy ngjyrave tona (⚪️🔵) të përjetshme!
Vendosemi në sektorin verior të stadiumit. Bileta kushton 2€.
Shihemi te salla e sporteve, nga ku edhe nisemi prej orës 17:30, në mënyrë të organizuar.
Është momenti historik, ku grupacioni ka nevojë për të gjithë antarët, për të gjithë tifozët, drejtë një performance madhështore. Andaj, bëjmë thirrje për një mobilizim sa më masiv. Le të paraqitemi fuqishëm, ashtu siç na ka pas hije gjithmonë …
🔷 Jetojmë për TY … fito për ne 🔷