Drita është në kërkim të titullit të kampionit pas 15 vjetëve.
Dëshira për të rikthyer titullin është e madhe dhe kjo vërehet edhe në qytetin e Gjilani, i cili ka filluar të marr ngjyrën “bardhekaltër”.
Spektakël për ndeshjen e fundit të kampionatit, premtojnë “Intelektualët” të cilët pritet të jenë në numër të madh të dielën në Pejë.
Përfaqësuesi i tifozëve të Dritës, Arbër Rama thotë se nuk ka rëndësi se sa bileta do të ndahen nga Prishtina për tifozët gjilanas.
Optimistë janë edhe qytetarë të Gjilanit që e përkrahin ekipin e Dritës.
Stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë, pritet të jetë i vogël për t’i zënë “Plsiat” e Prishtinës dhe “Intelektualët” e Dritës.
“Intelektualët” premtojnë spektakël ndaj Prishtinës, 40 autobusë do të nisen drejt Pejës
Ndani këtë artikull