Padyshim transferimi më i përfolur i kësaj merkatoje në futbollin kosovar, është zyrtarizuar sot, shkruan futbollikosovar.com.
Betim Haxhimusa ka kaluar te skuadra e Dritës nga rivali lokal, Gjilani.
Tifozët e Dritës, Intelektualët në faqen e tyre i kanë dëshiruar mirëseardhje në klubin e tyre, Haxhimusës.
Mirësevjen te kampionat Betim, shkruajn Intelektualët, në rrjetet sociale.
Kujtojm se Haxhimusa ka qenë nga futbollistët më të urryer nga Intelektualët ndërsa tani bëhet nga futbollistët më të dashur.