Gjatë derbit mes Dritës dhe Gjilanit, me rezultatin 1-1 pas pjesës së parë, tifozët e Dritës, të njohur si ‘Intelektualët’, kanë shpalosur një baner kundër presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka.
Në baner shkruhej: “Brez pas brezi shumë tradhëtia,” duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Dukës, për shkak të vendimit të FSHF-së për të organizuar një kampionat U21 së bashku me Serbinë.
Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke shënuar një moment të fortë proteste në ndeshjen e derbit.