Java e 11-të në Superligën e Kosovës ka nisur, gjersa nesër zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera.
Ndeshja derbi e kësaj xhiroje do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Prishtina është nikoqire e Dritës e që do të nis nga ora 18:00.
Dritës i ka ikur vendi i parë në tabelë, ngaqë rivali i drejtpërdrejtë për titull dhe rivali i përbetuar, SC Gjilani ka shënuar fitore ndaj Llapit për ta marrë primatin në Superligë.
Duke e ditur këtë fakt dhe dëshirën për ta mposhtur rivalin poashtu të vjetër, Prishtinën, Drita ka vetëm një opsion dhe udhëton vetëm për fitore.
Edhe në këtë përballje Drita do të ketë pas vetes Intelektualët, të cilët tashmë kanë bërë përgatitjet e fundit për udhëtim.
“Nesër shkojmë në Prishtinë, për të përkrahur maksimalisht Dritën në betejën e rradhës përball Prishtinës.Udhëtojmë në mënyrë sa më masive dhe të mobilizuar, në mbështetje të djemve tanë Bardhë e Kaltër, që së bashku me ne synojnë një tjetër triumf madhështor”, shkruajne Intelektualet ne profilin zyrtar ne Facebook.
Ky është postimi i tyre i plotë:
Neser udhetojme drejte Prishtinës ne perkrahje te klubit tone, andaj ftohen te gjithe Intelektualët qe te na bashkangjiten ne udhetim sepse vetem se bashku i arrijme qellimet tona.
Nga ora 14:00 fillojme te tubohemi, dhe ne ora 16:00 nisemi ne menyre te organizuar.
Veshemi ZI
KF Prishtina – FC DRITA
Ora 18:00
Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë