Nesër Drita pret kampionin e Suedisë, Malmo FF, në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë me fillim nga ora 20:45, shkruan futbollikosovar.com
Ky takim është në kuadër të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.
Interesimi për ta përcjellur këtë ndeshje në stadium është tejet i madh ku biletat janë shitur në tri qytete: Gjilan, Prishtinë dhe Mitrovicë.
Normalisht edhe tifo-grupi ‘Intelektualët’ do të jenë prezent me hiq me pak se 30 autobusë siç kanë paralajmëruar ata.
Përmes një postimi në facebook ata kanë treguar vendin dhe orën kur do të nisen drejt Mitrovicës:
“Neser tubohemi te sheshi i qytetit tone prej ores 15:30, dhe nga aty ne menyre te organizuar nisemi drejte Mitrovices.
Kodi veshjes eshte “ZI” te tribina pas golit ku jane te vendosur Intelektualët.
Luten te gjithe ata qe kane flamura ti sjellin neser tek Sheshi ku mblidhemi sepse na nevojiten per ne stadium.”