Kompania Inter Plast TROCAL ka njoftuar për lansimin e modelit të ri të profilit për dritare, i cili vjen si kombinim i teknologjisë moderne, efikasitetit energjetik dhe dizajnit bashkëkohor. Nga kompania bëjnë të ditur se profili i ri ofron izolim të përmirësuar termik dhe akustik, qëndrueshmëri të lartë ndaj kushteve të ndryshme atmosferike, si dhe një pamje estetike elegante.
Produktet e reja gjithashtu ofrojnë mundësi të personalizimit në ngjyra dhe përfundime, duke u përshtatur me kërkesat dhe shijet e klientëve. Instalimi i thjeshtuar dhe jetëgjatësia më e madhe janë ndër elementet që e veçojnë këtë model nga produktet e tjera në treg.
Inter Plast TROCAL fton partnerët dhe klientët që të vizitojnë showroom-in e kompanisë për t’u njohur nga afër me produktin, si dhe për bashkëpunime apo oferta të reja.
Kompania mbetet ekskluzive në tregun vendor për këtë model të profilit:
Të vetmit në Kosovë – TROCAL.
Më shumë informacion gjendet në:
www.interplasttrocal.com









