By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Interesim i jashtëzakonshëm i publikut gjilanas për shfaqjen “Trenat”
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Interesim i jashtëzakonshëm i publikut gjilanas për shfaqjen “Trenat”

Përditësimi i fundit: January 26, 2020 10:21 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ditën e katërt të Festivalit të dramës “Talia e Flakës 2020”, para artdashësve gjilanas është prezantuar shfaqja konkurruese “Trenat” e autorit Haqif Mulliqi, prodhim i Teatrit Kombëtar të Prishtinës.

- Advertisement -

Vendosja e shfaqjes është konceptuar të prezantohet në skenën e rrethuar nga publiku, për një numër të kufizuar syresh.

E interesimi për ta pa nga afër këtë shfaqje ka qenë shumë më i madh nga ç’pritej prej publikut tradicional lokal, pasi kanë marrë pjesë edhe artdashës e krijues të shumtë nga Prishtina e gjetiu, emra të shquar të dramaturgjisë e artit skenik në përgjithësi.

Fabula e shfaqjes “Trenat” përmes lojës së aktorëve Shpëtim Selmani e Rozi Kryeziu ka shpërfaqur një moment jetësor të çiftit (Veni e Vini) në pritje për t’u arratisur, me qëllim të shpëtimit të identitetit e integritetit personal, ndonëse të dalë nga binarët e normalitetit të jetës, si pasojë e përjetimeve pas dramës së dhunimit e përdhunimit që u ka ndodhur.

Nga situatat dramatike të tensionuara në skenë herë-herë nëkuptohet që ata paraprakisht janë dakorduar të “harrojnë” atë gjëmë që u ka rënë mbi kokë.

Porse pesha e saj del të jetë më e rëndë seç është paramenduar se mund të përballohet, ndaj, me kalimin e kohës problemi bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u “harruar”.

Shih për këtë, shpërthimet e kohëpaskohshme të protagonistëve, veçmas shpërthimet instinktive të aktores Rozi Kryeziu, vijnë mëse të natyrshme në skenë, ndërsa nxjerrin në pah natyrën e saj sublime femërore, e cila paralelisht me pasojat e tmerrit të përjetuar është e detyruar të përballet edhe me dhembjet e pritjes së dyfishtë: atë të lindjes së foshnjes dhe trenit “shpëtimtar”, për të vazhduar “itinerarin” e jetës në drejtim të panjohur.

Përveç aktorëve Rozi Kryeziu e Shpëtim Selmani, në shfaqjen “Trenat”, e cila është konceptuar si dramë e ironisë, pritjes e frikës, ka luajtur edhe Xhemajl Gllavica si instrumentist në sfond, ndërsa regjinë e ka punuar Zanë Duraku.

Shfaqja “Trenat” e shkruar nga autori i sa e sa veprave të inskenuara gjithandej, Haqif Mulliqi, është prezantuar para publikut gjilanas në natën e katërt konkurruese, ndërsa skenografinë e ka realizuar Mentor Berisha.

Kjo ishte shfaqja e dytë nga repertori i Teatrit Kombëtar të Kosovës në konkurrencë zyrtare në “Talia e Flakës 2020”, pas asaj të regjisores Burbuqe Berisha e autor Milazim Krasniqi “Bryma e vdekjes”.

Paraprakisht janë prezantuar edhe shfaqjet “Shkamat” e autorit dhe regjisorit Fadil Hysaj prodhim i “EtnoFest” dhe shfaqja “Graviteti” me autor Lirak Celaj e regjisor Florent Mehmeti nga teatri “Oda”.

Në ditën e fundit të Festivalit të Dramës shqipe “Talia e Flakës 2020”, të dielën në program është shfaqja nikoqire e Teatrit të Qytetit të Gjilanit “a. y. l. a. n”, e autorit Jenton Neziraj në regji të Blerta Neziraj, me ç’rast bëhet edhe ndarja e çmimeve.

18 të shëruar dhe vetëm 3 të prekur me Covid-19 në Kosovë
Vendet që sot do kenë ndërprerje të rrymës
Flet pacientja e prekur me Covid-19 e shtrirë në spitalin e Gjilanit, ka një mesazh për qytetarët
Qeverisë e ZRrE-së i kërkohet shtyrja e afatit të daljes në tregun e lirë
Mot me diell sot
Artikulli i mëparshëm Drejtori i Arsimit hapë Olimpiadën Matematike OMGJ 2020
Artikulli tjetër Kriteret janë plotësuar për liberalizim, kërkohet të bindet Franca

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.