Skuadra e Interit është fituese e Superkupës së Italisë për vitin 2022.
Zikaltërit shënun fitore ndaj rivaleve lokal, Milanit, me rezultat bindës 3-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në ”King Fahd International Stadium”, në Riad të Arabisë Saudite, shkruan IndeksOnline.
Serin e golave e hapi hapi Frederico Dimarco në minutën e 10-të.
Golin e dytë për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi, e shënoi sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, në minutën e 21-të.
Në pjesën e dytë, skuadra e Milanit kishte disa mundësi të mira për tu rikthyer në lojë, por nuk ia dolen me sukses.
Interi siguroi fitoren në minutën e 77-të kur Lautaro Martinez shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0.
Kjo ishte fitorja e parë e Interit ndaj Milanit në një ndeshje të Superkupës së Italisë, pasi në dy herët tjera kur u përballen mes vete, fitues ishte skuadra rosonere./IndeksOnline/