Ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, në fjalimin e tij në kuadër të samitit “Ballkani Perëndimor 2024: Çlirimi i potencialit të rajonit” që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se 25 vite më parë, ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, synonte spastrimin etnik të Kosovës.
“Para 25 vjetësh forcat paramilitare të Millosheviçit u përpoqën të bënin spastrimin etnik të Kosovës. Por ne ia bëmë të qartë që forcat e tij duhej të largoheshin dhe NATO-ja duhej të intervenonte e refugjatët të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe ia arritëm. Kosova u çlirua”, tha Robertson.
Gjatë këtij samiti ai ka folur edhe për ndikimin rus në Ballkan, duke theksuar se po i dobëson institucionet demokratike.
“Rusia dhe aleatët e saj si Kina, Irani, mund të përdorin teknika të dobësimit të shoqërive tona. Lufta kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje po vazhdojnë dhe po i dobësojnë institucionet tona demokratike”, shtoi.
“Duhet të zgjohemi për faktin se nëse Putini fiton në Ukrainë, mund të presim të shohim më shumë nga kjo në të ardhmen”.
Tutje, ai ka theksuar se Rusia po investon “në luftën e sektorit të hirit”, e sipas tij, ky investim po bëhet edhe në Ballkanin Perëndimor.