Me organizimin e tryezës “Investimet Kapitale të Komunave të Regjionit të Anamoravës” përfunduam projektin tre mujor “Investometri – Sigurimi i transparencës dhe llogaridhënjes në shpenzimet publike për investime kapitale në nivel lokal”.
Menaxherja e projektit, Ardianë Halimi, para të pranishëmve ka shpalosur të dhanurat e grumbulluara nga organizata jonë, nga tereni, takimet që ka pasur me zyrtarët e gjashtë komunave (Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Ranillugut, Parteshit dhe Kllokotit) të drejtorive kompetente. Po ashtu të pranishmit i informoi më shumë rreth platformës online investometri.com, ku qytetarët përmes teknologjisë informative mund të qasen dhe të njoftohen rreth investimeve kapitale që ndodhin në komunat e tyre.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin zyrtarë të deleguar nga drejtorët e drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, nga Komuna e Kamenicës ishte zyrtarja Znj.Qëndresa Kastrati dhe nga Komuna e Vitisë zyrtari Z.Nexhat Arapi, ndërsa zyrtari/ja i/e deleguar nga Komuna e Gjilanit edhepse kishte konfirmuar pjesëmarrjen në panel, nuk morri pjesë.
Dy zyrtarët nga Komuna e Kamenicës dhe Vitisë, treguan më shumë se çfarë investime kapitale do të bëhen për vitin 2019 në komunat e tyre, dhe me theks të veçantë theksuan se buxheti nuk duhet të orientohet vetëm duke investuar në infrastruktur, por të orientohet në përmbushjen e kërkesave që kanë qytetarët për shërbime të tjera.
Projekti “Investometri” u financua nga National Endowment for Democracy (NED), zbatuar në nivel qëndror nga Instituti për Politika të Zhvillimit ( INDEP) dhe implementuar për Komunat e Regjionit të Anamoravës nga organizata jo – qeveritare Vullnetarët e Qytetit (VEQ).