Lagjja e « Gjyrishecve », e Përlepnicës, në afërsi të « Vali Ranch » mes këtyre dy vendbanimeve përkatësisht qendrës hoteliere turistike, është për keqardhje që asaj sot i mungon infrastruktura bazike: i mungon rruga, i mungon uji, ndriçimi publik, etj.
Shumë herë banorët e kësaj lagjeje kanë bërë kërkesë në Komunë për t’ua shtruar rrugën e cila nuk ka më tepër se 500 m gjatësi.
Është ë quditshme që krejt në afërsi të pendës së Përlepnicës, atyre nuk iu mundësohet kyçja në këtë ujësjellës.
Gjatë bisedës me njërin nga banorët e kësaj lagjeje, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, z. Mehmet Emini, ata janë të gatshëm edhe të participojnë në ndërtimin e rrugës, ndonëse buxheti i Komunës mbushet edhe nga taksa e tyre mu për këtë qëllim.
Duke e parë si të arësyeshme dhe të domosdoshme kërkesën e banorëve të lagjes së « Gjyrishecve » të Përlepnicës, në seancën e fundit të këtij viti, unë kërkova nga drjetoria e Shërbimeve Publike që të përqëndrojë vëmendjen e saj në këto investime publike, jetike për këta banorë.
_______________________________________________
/Shefik Surdulli, këshilltar komunal, nga PDK dega në Gjilan/