IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë në Gjilan.
Hetimet lidhur me këtë rast ndaj dy zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan në procedurë të rregullt me dyshimin për veprën penale “Lajmërim apo Kallëzim i rremë”
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e dy rasteve.

