Kohët e fundit kosovarët po përballen me rritje të çmimeve në çdo sektor.
Nga rritja e çmimit, konsumatorët e vet nuk po i kursen as kompania telefonike “Ipko”, ku ka vendosur që për 3 cent ta rrisë çmimin e telefonatave, shkruan Reporteri.net.
Ndryshe, tarifa me rritje do të fillojë nga 3 prilli, ku nga 0.15eur/min do të paguajnë 0.18eur/min.
Qytetarët e Kosovës kanë protestuar për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Çmimi i energjisë ishte 6.85 cent ndërsa me vendimi të ri nëse hargjohen mbi 800kw çmimi do të rritet në 12.5 cent.