Regjimi islamik i Iranit i është kundërpërgjigjur sulmit të sotëm të Izraelit duke nisur rreth 100 dronë në drejtim të shtetit hebre, përcjell Gazeta Metro.
Izraeli goditi sot në mëngjes disa caqe në Iran, duke përfshirë bazën nukleare në Natanz, si dhe duke kryer disa atentate ndaj figurave të larta ushtarake.
Pas këtij sulmi, Jordania dhe Iraku, dy shtetet të cilat ndodhen mes Izraelit dhe Iranit, mbyllën menjëherë hapësirat e tyre ajrore dhe tashmë nuk ka fluturime në këto vende.
Irani i nisi rreth 100 dronë dhe projektilë në drejtim të Izraelit, ndërsa ende nuk kanë mbërritur. Izraeli tha se në sulmin ndaj Iranit i ka përdorur mbi 200 avionë luftarakë, teksa synoi të godasë programin bërthamor iranian.