Dy shtetas të Iranit janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi ata kanë tentuar të udhëtojnë drejt Gjermanisë, duke prezantuar dokumente të falsifikuara.
Sipas Policisë, njëri nga shtetasit e Iranit, ka tentuar të udhëtoje në drejtim të Gjermanisë duke prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim të shtetit të Izraelit.
Me vendimin e prokuronit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Kurse, tjetri ka tentuar të udhëtoje në drejtim të Gjermanisë duke prezantuar pasaportë të shtetit të Çekisë. Me vendimin e prokuronit i dyshuari dërgohet në mbajtje.