Mbrëmë u ndërruan çekanët, ceremoni që shënon ndërrimin e kryetarëve dhe njëkohësisht një përmbyllje shumë e suksesshme e vitit rotarian.
Presidentja Afrime Shaqiri pas një viti pune në udhëheqjen e klubit me disa projekte dhe shumë aktivitete të ndryshme rotariane dorëzoi i detyrën presidentit të ardhshëm 2025/26 Irfan Musliut, në një ceremoni të veçantë që organizoi klubi në ambientet shumë të bukura të Vali Ranch Resort & Congress Center.
Në këtë mbrëmje u ndanë edhe disa mirënjohje për anëtarët e klubit dhe për bashkëpunëtorët që kanë mbështetur aktivitetet e rotarisë gjatë vitit, si pronarit të Valit Ranch, Fehmi Fetahi, dhe Shoqatës së HANDIKOS-it për kontributin e tyre në përkrahje të aktiviteteve të vullnetit të mirë të rotarisë.
Gëzuar të gjithëve për vitin e ri të rotarisë.