Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ardian Kastrati, ka bërë një reagim me ironi ndaj pretendimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në Evropë.
Sipas Kastratit, kjo është një deklaratë e kotë.
Prandaj, sic ka shkruar Kastrati, njerëzit në vend të shprehjes “po flet kot”, po përdorin shprehjen “po flet si Besnik Bislimi.
“Miq, tash nuk po thojnë njerëzia në muhabete ditore të zakonshme : “ po flet kot” por “ po flet si Besnik Bislimi”. Paramendo, vendi me rritjen ma të madhe ekonomike në Evropë. Kjo është arsyeja pse suedezët e zviceranët po investojnë në Kosovë e ne po ikim në Evropë”, ka shkruar ai.
“Na kënaqen pionerët e Fadil Hoxhës e Sinan Hasanit”, ka shkruar në fund Kastrati.