Isa Agushi: Askush të mos dyshojë në ata që bënë luftën se nuk do të mund të bëjnë paqen
Isa Agushi, kandiat i PDK-së për Parlamentin e Kosovës, nga Dega e PDK-së në Gjilan, shprehet të jetë i gatshëm të futen në betejë të re politike në kuadër të listës së PDK-së, duke përqafuar programin dhe strategjinë zhvillimore të ofruar nga lideri i saj Kadri Veseli.
“Askush të mos dyshojë në ata që bënë luftën se nuk do të mund të bëjnë paqen. Kosova është në hapat e fundit vendimtar për të shënuar përfunduar statusit përfundimtar dhe bisedimet me Serbinë, kërkojnë njerëz të fjalës dhe besës, që nuk do të vëjnë në dyshim vlerat sublime të dëshmorëve tanë”, ka thënë Agushi.
Ish luftëtari i UCK-së në Koshare, i njohur si Komandant Dardani, që ka bërë luftën edhe në zona të tjera të UCK-së, shprehet i sigurt në fitoren e PDK-së.
“Këtij vendi i kanë dalë Zot, në kohërat më të vështira këta burra që sot dhe janë të piketuar në listat e PDK-së. Populli nuk ka harruar, se në PDK është futur në një dekadë të re dhe vendimet përfundimtare për fatin e Kosovës, askush më mirë nuk do të di të ruaje dhe kultivojë se sa Kadri Veseli. Ne jemi , sërish për të dëshmuar ashtu siç kemi dëshmuar në kohëra më të rënda”, thotë Isa Agushi.