Isa Agushi ka dhënë dorëheqje nga pozita që e kishte në Grupin e Këshilltarëve të PDK-së në Gjilan, transmeton radiostar.
Agushi në njoftimin e tij tha se ai nuk dëshiron që të identifikohet me parti politike dhe tani e tutje do të jetë larg politikës.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Politikë e flliqur.
Të dashur bashkëvendas,qytetarë të komunes së Gjilanit,ju njoftoj që tani e tutje do rri largë politikës së flliqur.Për dy mandate si këshilltar komunal në dy subjekte politike nuk gjeta sinqiritet apo dikon që don të punoj me zemer për kët popullë të shumë vuajtur,fillimisht mendova që njerzit e zgjedhur d’otë punojnë për mirqenjen e qytetarëve por edhe kët se pashë për têt vite me radhë,mendova që do ti shërbejmë qytetarëve por mjerishtë edhe kët se gjeta.Mendoj që të zgjedhurit prap skan faj së shumica prej tyre i kan servilat,klanet,grupet dhe sahanlipirsat për rreth veti.Shfrytzoj rastin të ju njoftoj dhe të jua bëjë me dije të vetmin sinqeritet dhe që kam pa e pash te Kadri Veseli njeri i fjales dhe beses.Nji falenderim të sinqert nga zemra për gjithë ata që më mbështeten për dy mandate sa isha në kuvendin komunal të Gjilanit,zoti ju ruajtë juve me familjen tuaj,ju jam mirënjohës tan jeten.Ju kisha lut të gjithë ata që kan besimin tek unë mos e votoni kët Kryetar të tanishum sepse sherrin kena me ja pa ala ma shumë,votone kon të doni përveq ket mashtrues dhe përfitues së ndjerses së qytetrëve.Prej sot e tutje jap dorheqje nga të gjitha postet e Pdk-së,nji falenderim dhe mirnjohje e kam edhe për ish kryetrin Qemajl Mustafa i cili ishte kryetari më i sinqert dhe nji njeri shumë i drejt,pata nderin që disa vite të ishim bashk.Ju kisha lut atyre që menxi presin të shkruajn ndonji koment ofendues,por nuk ju a kam borgjë komentev të tilla,dhe për mos me shkrue nuk jam ka aderoj në ndonji parti tjeter por do të jem nji zë si i qdo qytetari të rondomtë.Kurr nuk do të mposhtem dhe gjynjuzohem nga askush sepse ne qlirimëtarët jemi të tillë.Lavdi Dëshmorëve të Kombit,respekt qlirimëtarëve,dashtë zoti që sa ma shpejtë të kthehen qlirimtarët nga Haga ku padrejtsisht po mbahen dhe gjykohen.E zeza e shqipëtarit është vet shqipëtari ishalla mbushemi mendë ta dojmë vendin tonë të shtrejtë dhe ta dojmë njëri tjetrin.Zoti ju ruajt!