Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur lidhur me takimin e tij që pati sot në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka thënë se çështja e presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje.
Mustafa tutje ka shtuar se brenda partisë ende nuk është përmendur ndonjë emër për president, përcjellë Klan Kosova.
“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma”.
”Por sipas nesh, çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo të shkojmë në zgjedhje”.