Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar deklaratet e Isa Mustafës, i cili ka thënë se posti i presidentit i takon Partisë Demokratike të Kosovës.
Haliti në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se ata nuk e kanë Isa Mustafën kryetar. Ai tha se kryetari i PDK-së është Kadri Veseli.”Së pari, ne nuk e kemi Isa Mustafën kryetar, kryetar e kemi Kadri Veselin, e kemi një organ në të cilin vendosim”, tha Haliti.
Haliti tha se ende brenda partisë nuk është prezantuar asnjë kandidat për postin e presidentit dhe asnjë vendim nuk është diskutuar për këtë gjë, tha ai.Ne nuk kemi prezantuar ende asnjë kandidat për predisdent, as një vendim dhe nuk kemi diksutuar ende për këtë gjë.Ndryshe, Haliti është ndër zërat e fuqishëm brenda PDK-së, që në vazhdimësi ka kërkuar hyrjen e partisë së tij në koalicion me LDK-në e AAK-në.
Ndërsa, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se kryeministrin e ka partia e tij, kryeparlamentaren Lëvizja Vetëvendosje, e Presidenti i takon partisë me radhë, që i bie PDK-së.
Përplasjet për brenda koalicionit qeverisës në Kosovë sa vijnë e po shtohen, por përkundër kësaj, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa vazhdon të mendojë që kjo qeverisje është stabile.
Ndryshe, ish- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më 5 nëntor njoftoi se Dhomat e Specializuara në Hagë, i kanë konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke çuar në dorëheqje e tij.Ai tha se për shkak se nuk dëshiron të shkojë para Dhomave të Specializuara si president i Kosovës, ai jep dorëheqje nga kjo pozitë.“Ashtu, siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës. Prandaj, për të mbrojtur integritetin e presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës , popullit të Kosovës, duke respektuar edhe partneritetin edhe me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.Menjëherë pas dorëhejqjes së Thaçi, Vjosa Osmani zyrtarisht e ushtron detyrën e presidentit të Kosovës.