Vetëm pak javë pasi u largua nga stafi teknik i Sport Club “Gjilani”, trajneri i portierëve, Afrim Ajdini, ka gjetur angazhim të ri dhe atë në rivalin lokal te Football Club “Drita”.
Ajdini ka arritur marrëveshje me drejtuesit e FC Dritës për të qenë anëtar i stafit në Shkollën e Futbollit.
Për Ajdinin do të një rikthim në shtëpinë ‘bardhekaltër’ pas ma shumë se një dekade të kaluar te SC Gjilani.
Ajdini ishte anëtar i stafit teknik në skuadrën e parë të SC Gjilanit, mirëpo disa javë më parë u largua nga “kuqebardhët”.
Afrimi tij në Shkollën e Futbollit te FC Drita pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim edhe kur pritet të nis zyrtarisht punën.
/Gazeta Sheshi/