Ish-asambelisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Hajrullahu, ka akuzuar ish-bashkëpartiakët e tij, sot në kuvendin e Kosovës, të cilët nuk e votuan ligjin për ndihmë financiare në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin shkruan Radio Star.
Postimi i plotë:
VV ne zgjedhjet e fundit në Gjilan doli e para me 18.757 votues ose 40.257%.
Me këtë përqindje VV përfaqësohet në Kuvendin e Republikës me 3 deputetë.
Këta 3 deputetë, sikur herave tjera edhe sot nuk përfaqësuan interesin e qytetarëve, por ate partiak.
Sot në Kuvend e pamundësuan Shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të UJËRAVE TË ZEZA në Gjilan.
Zhgënjyese