Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi ka reaguar pas lajmeve se ish-ministrja nga AAK, Meliza Haradinaj-Stublla ka blerë votat për tu bërë deputete.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kajtazi thotë se edhe rezultati i saj u përmbys me këtë model në minutat e fundit.
“Me këtë model u përmbys edhe rezultati im ne minutat e fundit
në Qendrën per fabrikimin e rezultateve (QNR)⚠️Të nderuar qytetarë, unë po vazhdoj betejën time, jo për një mandat në Kuvend, por angazhimin tim të përjetshëm në luftën për DREJTËSI dhe DEMOKRACI”, ka shkruar ajo.