Skuadra e Dritës pas kalimit të rrethit të parë në arenën ndërkombë tare, më 21 korrik, do të ballafaqohet me skuadrën e njohur belge, Royal Antwerp Foutbal Club nga Antwerpeni i Belgjikës.
Se me cfarë kundërshtari në të vërtetë ka të bëj, sa janë gjasat reale që Drita të mposht edhe këtë gjigant evropian, cfarë duhet pasur kujdes dhe si t’i qasen lojës, flet ish futbollsiti i Dritës dhe Gjilanit, Agron Krasniqi -Koci, i cili jeton dhe vepron në Belgjikë, përkatësisht në Antwerpen. Ai ka paralajmëruar skuadrën e tij të vendlindjes Dritën, që të ketë kujdes ndaj skuadrës belge, sepse bëhet fjalë për një rival serioz dhe shumë mirë të organziuar e profesional, e që në organikën e saj, ka lojtarët me përvojë dhe të kalibrit botëror.
“Antwerp sivjet ka bërë ndryshime në organzimin të brendshëm dhe në shtab teknik, si kundër edhe në kontigjentin e lojtarëve, me të vetmin qëllim që të luftojë për titull kampioni dhe cilësohet një nga skuadrat më të forta në kampionatin e Belgjikës”, ka thënë ish sulmuesi i dy skuadrave gjilanase, Krasniqi, i cili ka shtuar se kjo skuadër në krye të shtabit teknik ka emëruar holandezin Mark van Bommel, ish futbollist i Barcelonës, kurse drejtor klubi kanë zgjedh bashkëvendsasin e tij, Marc Overmars, po ashtiu ish futbollist i Barcelonës dhe ish drejtor i Ajaxit.
Se me cfarë sistemi do të luan Antwerpen, Krasniqi, thotë se është herët të dihet, meqë këto ndyshime janë bërë sivjet me të përfunduar kampionati, mirëpo ajo që dihet dhe që është proklamuar në kampin e skuadrës belge është krijimi i një skuadre , që do të aplikoj lojën e modelit të futbollit holandez, prandaj edhe angazhimet e kësaj dyshe janë pikërisht për këtë qëllim. Ai ka bërë të ditur se kjo skuadër, tashmë ka filluar hulumtimet dhe skanimet e lojës së Dritës dhe është duke e vlerësuar në mënyrë profesionale, pa e nëncmuar fare dhe e ka marrur shumë seriozisht.
Krasniqi ka nënvizuar, se në skuadrën e qytetti të dijamantit është edhe një futbollist shqiptar me prejardhje nga Ferizaji, Laurit Krasniqi, i cili luan në pozitën e mesfushorit, 20 vejcar dhe një nga lojtarët më përspektiv të këtij klubi. Gjithashtu Krasniqi, që ka qenë edhe trajner në U12 dhe U14 , në kategorinë e dytë kur ka qenë ky ekip, ka pohuar se kjo skuadër është në negociata të avansuar edhe me Adnan Jonuzajn, teksa tashmë kanë siguruar shërbimet e ish-yllit të Tottenhamit, Toby Alderweireld dhe kanë arritur marrëveshje me një tjetër futbollist.Bëhet fjalë për argjentinasin Gaston Avila, i cili vjen nga Boca Juniors.
“Skuadra “bardhe klatër” duhet mirë ta përgatitë ndeshjen në cdo aspekt, ta studijojë hollësisht lojën e këtij klubi, ta marrin shumë seriozisht, sepse këtë here kanë rival një skuadër tepër të fortë dhe assesi nuk duhet dorëzuar, por përkundrazi lypset vullnet dhe motiv shtesë . Gjasat në futboll gjithmonë ekzistojnë”, ka thënë, ish numri 7 i Dritës, Krasniqi.
Kjo skuadër sipas Kransiqit, është ndër të parat e formuar në Belgjikë, është ekip mbretëror, ka sponzor të fortë dhe karakterizohet me një tifozeri huliganësh dhe të devotshëm, ndërkaq para 5 viteve është rikthyer sërish në elitën e futbollit belg./Radio Star/