Ish-inspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, ka folur për vizitën e shefit të CIA-s, William Burns që pati në Ballkan.
Sipas Sopjanit, vizita e Burns-it, s’është për t’u krenuar, dhe këtë ai thotë e dëshmojnë pamjet e takimit që pati me Kurtin, e që përshëndetja e tij qe me duar në xhep.
”Kur të flet dikush me dorë në xhep, tregon që dikush nuk është bash-bash komform. Kështu të paktën e lexoj mbi bazën e arsyeve që thash. Ne pamë edhe deklaratat që u lëshuan nga ne, nga Bosnja etj”, tha ai në Rubikon.