Durim Berisha, ish këshilltar i Albin Kurti në qeverisjen “Kurti I”, ka komentuar vizitën e kryeministrit në SHBA.
Ai thotë se vazhdon të jetë shqetësues fakti se Shtëpia e Bardhë nuk ka hapur dyert për udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, shkruan Demokracia.com.
“Vazhdon me qenë shqetësues fakti që Shtëpia e Bardhë nuk i ka hapur dyert për udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, e në anën tjetër depërton Ramushi. Për takime e politika te rëndësishme t’paguhen edhe miliona nuk është gabim. Sidomos kur dihet sa agresiv është lobi serb në Evrope dhe ShBA. E besa edhe lobi i ahmakeve tonë. Nuk bahet shtet me OJQ”, ka shkruar Berisha.
Kurti ka gjashtë ditë që ndodhet në SHBA dhe deri më tash nuk e ka takuar asnjë zyrtarë të lartë amerikanë as nga Departamenti i Shtetit e as nga Shtëpia e Bardhë.
Në anën tjetër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është takuar me Gabriel Escobarin në Departamentin e Shtetit. Escobar është emisar special i SHBA-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.