Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur në spital pasi nuk u përballoi plagëve të marra.
Transmetuesi publik japonez NHK ka raportuar se ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është konfirmuar se ka vdekur nga të shtënat e mëngjesit të sotëm, duke cituar zyrtarë të partisë së Abes raporton The Guardian.
Ish-kryeministri japonez u qëllua të premten me armë zjarri gjatë fjalimit që po mbante në fushatën elektorale në qytetin Nara në lindje të Osakës.
Sulmuesi që u kap menjëherë nga rojet e sigurisë e qëlloi Aben dy herë, në qafë dhe shpinë.
41 vjeçari, Tetsuya Yamagami, banor në qytetin Nara është identifikuar si sulmuesi i Abes.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, duke cituar burimet qeveritare, Yamagami ishte ish-anëtar i Forcave të Vetëmbrojtjes Detare të Japonisë.
Ai thuhet se ka shërbyer në MSDF deri në vitin 2005, tha burimi.