Bajram Hasani Teksti është pa ndërhyrje:
Ku mbetën premtimet për reciprocitet me të cilat e keni mashtruar popullin e Kosovës?
Sot rrena ju doli sheshit Kryeministër.
Sot doli se Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk kanë as njohuri bazike për funksionimin e tregtisë së lirë.
Prej kur nuk qenka zgjidhje e problemeve reciprociteti?!
Sa pak kohë prej ardhjes në pushtet u deshën për të demaskuar veten se të gjitha kauzat i paskeni pasur vetëm për pushtet.
Koha e dëshmoi se i vetmi Ramush Haradinaj ka guxuar t’i tregojë Serbisë se këtu ka shtet.
Në kohën e qeverisjes Haradinaj patëm marrë vendimet për taksë në produktet që vinin nga Serbia e Bosnje Hercegovina, dikur edhe taksë 100 % .
Ministrja Hajdari qenka arsyetuar me CETFA’n. Asgjë nuk ka ndryshuar pozicioni i Kosovës në këtë organizim, as atëherë dhe as sot nuk kemi pasur e nuk kemi të drejtë vote dhe përfaqësohemi si UNMIK.
Qeverisja nënkupton forcë e vendosmëri përballë secilit problem e jo vetëm fjalime të bukura.