Ramush Haradinaj është njeriu i cili e meriton ta drejtojë Kosovën. Ai e ka dëshmuar në të gjitha fazat e jetës se interesin e vendit e vë para gjithçkaje.
Veç me Ramush Haradinajn, Kosovës i kthehet krenaria.
Nuk besoj që ka qytetar të Kosovës që nuk ka qenë krenar kur Qeveria Haradinaj, u vuri taksë 100 % prodhimeve serbe të cilat për 20 vite e dëmtuan rëndë ekonominë e Kosovës.
Haradinaj është njeriu që i vuri themelet e Ushtrisë së Kosovës. A ka moment ma të mirë pas Pavarësisë se krijimi i Ushtrisë.
Kjo ushtri e meriton ta ketë komandant suprem, Ramush Haradinajn.
Krenaria e Kosovës, gjiiganti “Trepça”, tek në qeverisjen e Haradinajt arriti të bëhet..
Haradinaj është burri që e din më së miri se cilave vendime duhet t’u thuhet jo.
Prandaj, koalicioni qeverisës dhe partitë opozitare në Kuvend do të duhet që kësaj radhe të vendosin drejt për Presidentin.