Ish ministri Bajram Hasani, përmes një postimi në facebook, ka thënë se zbatimi i reciprocitetit me Serbinë është një hap i mirëpritur.
Statusi i plotë:
Edhe gjatë kohës si vendimmarrës kam provuar cdokund që kemi pasur hapësirë ligjore të zbatojë masa ndaj produkteve serbe.
Vendime të tilla janë të mirëseardhur, e forcojnë shtetin tone.
Por , nga ky vendim duhet të përjashtohen qytetarët e Luginës së Preshevës. Tekefundit ata nuk kanë tjetër shtet. Qeveria do të duhej që të gjejë një zgjidhje dhe ta largojë pagesën prej pesë euro për targat e përkohshme për qytetarët shqiptarë të Luginës të cilët vazhdimisht, edhe për shkak të lidhjeve të shumta familjare që kanë në Kosovë.
Është koha e fundit që qytetarët e Lugëinës ta ndjejnë se Kosova është afër tyre dhe përkujdeset për ta.