Lidhja Demokratike e Kosovës po kritikon punën që po bën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ministri i LVV’së, Arben Vitia.
Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK’së, Imet Rrahmani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se duhet të lihen konferencat e përrallat.
Sipas tij, punëtorët shëndetësor janë duke punuar pa materialet e duhura mbrojtëse.
“Leni konferencat e përrallat, punëtorët shëndetësor po punojnë pa materialet e duhura mbrojtëse”, ka shkruar Rrahmani./GazetaExpress/