Ish-ministri i Tregtisë në Qeverinë Haradinaj nga radhët e NISMA’së, Bajram Hasani, ka folur sot rreth ‘skenarit’ siç e quan ai për ‘ndarjen e Kosovës.
Ish-ministri i shkarkuar ka thënë se në partinë NISMA ka informata rreth një skenari të tillë, pra ‘ndarja e Kosovës’, Hasani ka shkuar tutje duke komentuar edhe pozitën që ju është caktuar nga Qeveria zëvendëskryeministrit dhe kryetarit të partisë së tij, Fatmir Lima, si udhëheqës i delegacionit në bisedimet me Serbinë, njofton gazetametro.net.
Hasani ka thënë se nuk dëshiron që ta sheh Limajn si pjesë e dialogut me Serbinë, pasi sipas atij aty ka një ‘skenar për ndarjen e Kosovës’.
Madje ai ka thënë se në partinë NISMA kanë informacione se fundi i këtij procesi që ka nisur me Serbinë do të jetë ndarja e Kosovës, njofton gazetametro.net.
“Unë besoj se Limaj e di në hollësi por nuk e ka diskutuar në kryesi të Nismës. Kemi marrë informata prej tjetërkujt. Unë nuk do të doja ta shihja Limajn në këtë skenar””, ka thënë Hasani për T7.
Sipas Hasanit, të gjithë liderët janë të informuar dhe e dinë se nuk bëhet fjalë për korrigjim por për ndarjen e Kosovës.