Qeveria e Kosovës mori sot disa vendime, ndër ta edhe shkarkime të shumë zyrtarëve.
Pas këtyre vendimeve të marra nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka reaguar ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Hasani tha se mbi 200 zyrtarë serb marrin paga nga buxheti i Kosovës pa shkuar asnjë ditë në punë, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, Kurti duhet të merret edhe me këta zyrtarë që i kushtojnë shumë buxhetit të vendit.
Postimi i plotë:
Mbi 200 zyrtarë serb marrin paga nga buxheti i Kosovës pa shkuar asnjë ditë në punë. Këta zyrtarë janë të angazhuar në të gjitha ministritë e qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti duhet të merret edhe me këta zyrtarë që i kushtojnë shumë buxhetit të Kosovës.
Qeveria duhet të shohë pse këta zyrtarë nuk shkojnë në punë, ose t’i bind që të vijojnë punën rregullisht ose të shkarkohen.