Me rastin e 19- vjetorit të vdekjes së drejtorit të Shkollës së Mjekësisë “Asllan Elezi” e profesorit të Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, përkujtojmë jetën e tij, i cili me tërë qenien e tij kontriboi për të mirën e nxënësve dhe në shërbim të kombit e të atdheut.
Ruzhdi Ismajli ishte një personalitet me të gjitha virtytet njerzore, intelektuale e patriotike. Ai ishte i gatshëm në çdo moment të sakrifikohej për të mirën e nxënësve dhe ti dalë zot atdheut – që ia kushtoi një jetë të tërë për të mirën e saj.
Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, ishte i vendosur dhe asnjëherë nuk u luhat në vendimet e tij jetësore.
Ai kishte studiuar Gjuhën Shqipe dhe ishte i frymëzuar nga shumë
Rilindasë të kohës të cilët në mërgim mbanin gjallë gjuhën amëtare shqipe.
Ruzhdiu i dashuruar në nxënës dhe dije, ditarin e mori për herë të parë në vitin 1980, duke përhapur shkëndijat e diturisë e atdhedashurisë.
Profesori i cili në jetën e tij askujt nuk ju përkul, por luftoi për dije e atëdhe, shumë herë nga UDBA ishte marrë në biseda informative, por këto biseda të rënda të UDBA-së vetëm sa e forconin edhe më shumë drejt synimeve të tij.
Ruzhdiu ishte njeriu i parë që shkroi telegramin përkrahës për minatorët e ngujuar në zgafellë, poashtu ishte konfrotuar me sistemin
udhëheqës të sistemit serb në rastin e helmimit të nxënësve.
Ish-drejtori i Shkollës së Mjeksisë “Asllan Elezi”, me 24 dhjetor të vitit 1989 antarësohet në subjektin politik LDK, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm , ndërsa me 5 mars 1990 formon këshillin nismëtar në themelimin e LDK në Gjilan duke u zgjedhur anëtar i komisionit organizativ për Kuvendin e parë zgjedhor të LDK-së, i cili u mbajt me 14 prill 1990.
Pushteti Serb nuk ndalej me represionin e tij duke rrënuar gjithçka e duke i larguar nxënësit nga shkolla, por Ruzhdiu nuk ndalej,
përkundrazi, ai tregon vendosmërinë e tij dhe themeloi Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi”, kur për plot pesë vite
ishte drejtor.
Ruzhdiu ishte në gjendje të jap edhe jetën për arsimimin e popullit të tij, dhe menjëherë hap paralelet e ndara në Kamenicë e Viti, poashtu ju mundësoi që nxënësve të Luginës së Preshevës të regjistrohen në këtë shkollë.
Pas luftës, Ruzhdiu prap e mori ditarin në dorë duke ju rikthyer nxënësve e zilës shkollore, nga nostalgjia e gëzimi, Ruzhdiu kishte përqafuar të gjithë nxënësit e shkollës. e kishte përqafuar ditarin me lot në sy duke theksuar se ky është moment shekullor paso populli fitoi lirinë nxënësit tanë do ti pushtojnë Universitetet botërore ndërsa Gjuhën Shqipe do ta ruajmë si ‘sytë e ballit’.
Ish-drejtori, profesori e atdhetari i devotshëm i kësaj toke, Ruzhdi Ismajli në moshën 49 vjeçare, u nda nga familja, nxënësit, miqët e shokët në mëngjesin e 4 prillit 2005.