Pjesëtari i mbrojtjës së afërt të ish-presidentit Hashim Thaçi, Qemajl Velekinca, me mburrje e me krenari ka vizituar në burgun e Hagës ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin, dhe njëkohësisht Rexhep Selimin.
“Thaqi, Veseli, e Rexhepi janë çlirimtarët të shtetit të Kosovës , të cilët shënuan historinë e këtij populli për të qenë të lirë .
Presidenti Thaçi po mbahet padrejtësisht në burgun e Hagës, sëbashku me çlirimtarët tjerë, të gjithë këta patën një jetë me plot sakrifica, por krenaria e tyre për vlera kombëtare i mposht të gjitha.
Shteti i Kosovës mburret me ta dhe e pret kthimin e tyre triumfues, sepse kauza e tyre për çlirimin e Kosovës nga okupatori ishte e drejt e pastër e fitimtare.
Ish-luftetarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Thaçi, Veseli e Rexhepi ishin kyqur në të gjitha proceset e shtet ndërtimit”./Radio Star/