Portieri i njohur kosovar, Betim Halimi do ta vazhdoj aventurën e tij futbollistike në Europë.
IndeksOnline kupton se Halimi ka arritur marrëveshje me skuadrën e njohur nga Estonia, FC Narva.
Edhe pse ka arritur marrëveshje, ish-portieri i Dritës është duke qëndruar në Kosovë edhe për disa ditë pasi nuk është i pajisur me vizë.
Halimi ishte portier i akademisë së Vllaznisë së Pozheranit, ndërsa luajti edhe për klube si Hajvalia dhe Drita.
Kujtojmë se i riu nga Pozherani para disa viteve ishte në testime te klubi i madh anglez, FC Chelsea.
Te klubi nga Estonia është transferuar edhe një shqiptar tjetër. Bëhet fjalë për Arbër Basha