Ish-presidenti, Hashim Thaçi sapo është nisur për në Hagë, raporton Gazeta10.
Ai u largua nga ana tjetër e selisë së Eulex-it në Fushë Kosovë, pas takimit që pati me gruan e vëllezërit.
Trupa të njësive speciale policore të vendit dhe atyre të Eulex-it shihen pranë vendit të ngjarjes.
Ndërkaq qytetarët po vazhdojnë ende protestën e thirrur në shenjë pakënaqësie ndaj Gjykatës Speciale në Hagë.
Thaçi erdhi dje në Kosovë ku edhe vizitoi varrin e babait Haxhi Thaçit, e më pas qëndroi për pak orë në shtëpinë e tij./Gazeta10